Broshura 2: Pse është i rëndësishëm kontrolli i ndihmës shtetërore?

Prishtinë 27 Shtator – Komisioni dhe Departamenti i Ndihmës Shtetërore në kuadër të serisë së broshurave informuese për rregullat e ndihmës shtetërore në vend, ka nxjerrë broshurën 2 me titull “Pse është i nevojshëm kontrolli i ndihmës shtetërore?”.

Në kuadër të këtij publikimi si pjesë e parë ju mund të kuptoni se kontrolli i ndihmës që jep shteti (p.sh. qeveria) për ekonominë është i ndërlidhur ngushtë me ruajten e konkurrencës së ndershme në mesin e akterëve në treg, duke qenë se ajo (ndihma) mund të favorizojë pjesëmarrës të caktuar në treg dhe t’i vendos ata në një pozitë të privilegjuar.

Ndërsa pjesa e dytë e të njëjtës broshurë flet për krijimin e kuadrit institucional për të ushtruar kontrollin e ndihmës shtetërore me qëllim që të sigurohet konkurrencë të drejtë në tregun e Kosovës dhe përtej.

Për më shumë informata rreth kësaj broshure ju lutem vizitojeni linkun: