Ndihma shtetërore: gjurmuesi COVID-19, masat e ndihmës shtetërore të konfirmuara me vendime të Komisionit

COVID-19 tashmë ka pasur një ndikim material në të gjithë ekonominë dhe veprimtarinë e bizneseve në përgjithësi. Fluturimet janë anuluar, restorantet janë mbyllur fillimisht, pastaj operojnë sipas kufizimeve të vendosura, njerëzit nuk kanë përdorur transportin publik për një kohë dhe më vonë me disa kufizime etj. Përderisa pasojat ekonomike të pandemisë janë evidente ashtu sikurse edhe masat e marra për ta mbajtur atë nën kontroll, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion që ekonomia e vendit ta përballojë ‘këtë stuhi’.

Ndërsa situata me COVID-19 vazhdon të ketë zhvillimin e saj, Komisioni i Ndihmës Shtetërore vlerëson dhe merrë vendime vazhdimisht për masat e ndihmës shtetërore ndihmë për ekonominë e vendit, duke i përshtatur ato me rregullat e ndihmës shtetërore në fuqi, varësisht nga nevoja.

Gjurmuesi ynë i Ndihmës Shtetërore në kontekstin e COVID-19 ju ofron përditësimet më të fundit mbi masat e Ndihmës Shtetërore për ekonominë e Kosovës kur ato konfirmohen me vendime të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

Janar 2021

Komisioni vendos që masa e njoftuar e ndihmës nga Ministria e Financave ‘Lejimi i disponueshmërinë së parave të gatshme nga të dy llogaritë e rezervës (Llogaritë e Mirëmbajtjes dhe Përmirësimit/Zgjerimit) dhe shtyrja e pagesës së tri (3) kësteve të kredisë’ për operatorin privat LKIA të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, në kontekstin e COVID-19, është ndihmë shtetërore individuale e dhënë para vitit 2017 – kur Ligji i Ndihmës Shtetërore Nr. 05/L-100 hyri në fuqi, rrjedhimisht jashtë fushëveprimit dhe mandatit të Komisionit për të shqyrtuar përputhshmërinë me rregullat e ndihmës shtetërore.

Dhjetor 2020

Komisioni autorizon me kushte ndihmën e njoftuar nga Ministria e Financave ‘Shtyrja e pagesës së kësteve tre-mujore të tarifës vjetore të koncesionit të ANP deri në fillim të vitit 2021’, në kontekstin e COVID-19. (vendimi 18/2020)

Gusht 2020

Komisioni vendos se masa e dorëzuar nga Ministria e Financave ‘Zbritje e përkohshme e tarifave të shërbimeve të trajtimit të kufizuar në tokë në masë prej 30%’ e aplikueshme deri në mars 2021, për të gjitha aviokompanitë, në kontekstin e COVID-19, nuk përbën ndihmë shtetërore. (vendimi nr. 11/2020)

Ndihma Shtetërore COVID-19 në Bashkimin Evropian

Komisioni Evropian në Bruksel më 19 mars 2020 aprovojë Kornizën e Përkohshme të Ndihmës Shtetërore 2020 (e qasshme State aid: Commission adopts Temporary Framework (europa.eu) për të mbështetur ekonominë në kontekstin e pandemisë së koronavirusit. E njëjta u përditësua 5 herë deri në mars 2021 (e qasshme State aid: Prolongation of Temporary Framework (europa.eu) me qëllim të zgjatjes së aplikimit të saj duke qenë se kufizimet për të kontrolluar virusin vazhdojnë nga qeveritë e shteteve anëtare të BE, si dhe zgjerimit të saj për të mundësuar mbështetje tutje për segmente të ndryshme të ekonomisë dhe me objektiva të ndryshme.

Për më shumë, në lidhje me masat e ndihmës shtetërore të shteteve anëtare, në kontekstin e COVID-19, të aprovuara nga Komisioni Evropian: State_aid_decisions_TF_and_107_2b_107_3b_107_3c.pdf (europa.eu).

Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me ndonjë nga këto zhvillime.