Detyrimet ndërkombëtare të Kosovës për të vënë në funksion një sistem rregullator të ndihmës shtetërore

Prishtinë 11 tetor – Çfarë detyrime ka marrë Kosova përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) të nënshkruar me BE-në në fushën e kontrollit të ndihmës shtetërore? Cilat janë afatet kohore për të zbatuar këto detyrime dhe kush duhet t’i zbatojë ato me qëllim të krijimit të një sistemi rregullator të ndihmës shtetërore në vend? A janë këto detyrime të ngjashme me ato që kanë marrë përsipër të gjitha vendet e rajonit përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të ngjashme ndërkombëtare me BE, në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit eventual?

Përgjigjet në këto pyetje, dhe më tepër, janë pjesë e broshurës #3 me titull  “Detyrimet ndërkombëtare të Kosovës për të vënë në funksion një sistem rregullator të ndihmës shtetërore” të cilën e ka publikuar këto ditë Komisioni dhe Departamenti i Ndihmës Shtetërore në kuadër të serisë së broshurave informuese për rregullat e ndihmës shtetërore, mbështetur nga Komisioni Evropian.