Grupi punues për hartimit e projektligjit të ri të ndihmës shtetërore, për dy ditë rresht ka mbajtur takim për të diskutuar për përmbajtjen dhe draftuar ligjin e ri të ndihmës shtetërore.
Autoritetet e ndihmës shtetërore, përmes hartimit të projektligjit të ri të ndihmës shtetërore, synojnë evitimin e mangësive ekzistuese në kornizën rregullatore dhe ligjore dhe në veçanti evitimin e boshllëqeve ekzistuese të Ligjit të tanishëm për Ndihmën Shtetërore, përmirësimin e zbatimit të dispozitave përkatëse ligjore që do të prodhonin zgjidhje si dhe përafrimin me legjislacionin e ndihmës shtetërore të Kosovës me Acquis të Ndihmës Shtetërore të BE-së.
Ky nder të tjera ishte edhe konstatimi që doli nga Grupi Punues për hartimin e Projketligjit të ri të ndihmës shtetërore. Pjesë e tryezës diskutuese ishte edhe këshilltar kryesor për kontrollin e ndihmës shtetërore, në kuadër të projektit të BE-së “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore, z. Sigitas Cemnolonskis.
Cemnolonskis dhe projekti i BE-së “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”, ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e draftit të projektligjit për ndihmën shtetërore.
Fortuna Haxhikadrija, kryesuese e KNSH, e cila është pjesë e grupit punues, më këtë rast ka thënë nxjerrja e ligjit të ri të ndihmes shtetërore do të ishte në funksion të funksionalitet edhe më të institucioneve të ndihmës shtetërore në vend.
Haxhikadrijaj tha se përmes ligjit të ri, synohet që ndër të tjera të harmonizohet aq sa mundet legjislacioni kombëtar më atë të Bashkimit Evropian.
“Përmes legjislacionit të ri synojmë krijimin e një sistemi rregullator të ndihmës shtetërore të krahasueshëm me atë të BE-së, sipas kushteve të MSA-së, me qëllim që të përmirësohet baza për punën e institucioneve të ndihmës shtetërore në Kosovë, avancohet siguria ligjore në procesin rregullator të ndihmës shtetërore si dhe të ecin përpara me angazhimet për integrimin në BE të Kosovës në lidhje me Acquis të ndihmës shtetërore të BE”, tha Haxhikadrija.
Grupi punues u dakordua që sipas planit të punës të vazhdoj më takime edhe me palet e tjera të interesit, me qellimin e vetëm që ligji i ri, të jetë sa me i plotë dhe në harmoni me objektivat shtetërore të Kosovës.