KNSH aprovon llogon zyrtare të institucionit

Komisioni i Ndihmës Shtetërore në mbledhjen e rregullt ka diskutuar dhe aprovuar vendimin për masën ‘Skema e granteve për financimin e infrastrukturës fizike të zonave ekonomike në komuna’, të njoftuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pranuar në KNSH 09.09.20; vendimin për masën e ndihmës së njoftuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë –  Mbështetja financiare për panairet ndërkombëtare për vitin 2018 – e pranuar në KNSH me datë 01.09.20, si dhe ka aprovuar llogon e Komisionit të Ndihmës Shtetërore.