KNSH aprovon normën e interesit që do të aplikohet për revokimin kur ndihma është dhënë jashtëligjshëm

Komisioni i Ndihmës Shtetërore duke u bazuar në kompetencat që burojnë nga Ligji i Ndihmës Shtetërore neni 16 (6) dhe Rregullores për Funksionimin dhe Organizimin e punës së KNSH NR. 01/2019 ka marrë vendim për caktimin e normës bazë të interesit për skontim si dhe për kthim të ndihmës nga përfituesi në rastet kur Komisioni gjënë se ndihma nuk është në përputhshmëri me rregullat e ndihmës shtetërore, dhe/ apo është keqpërdorur.

Këtë vendim KNSH e mori në takimin e 4të të rregullt të tij. Kjo normë interesi do të aplikohet në rastet kur Komisioni obligon dhënësin e ndihmës ta revokojë atë nga përfituesi i cili si shtesë nga kthimi i saj do të paguajë edhe këtë interes.

Komisioni vendosi që deri në janar 2022 të marrë për bazë normën mesatare të peshuar të interesit të portofolit të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës me maturitet deri në 3 vite, ndërsa llogaritja e saj do të bëhet në bazë të procedurave të përcaktuara me Rregulloren për procedurat dhe njoftimin e ndihmës Nr. 19/2018.

Kjo normë bazë e interesit do të përditësohet në baza vjetore përmes vendimeve që nxjerrë KNSH.

Vendimi i qasshëm në faqen zyrtare të KNSH me nr. 02/2021.