KNSH dhe MF dakordohen për bashkërendim të aktiviteteve për përafrimin e legjislacionit të ndihmës shtetërore me Kornizën e Përkohshme për Ndihmë Shtetërore

Prishtinë, 21 dhjetor 2020

Koordinimi i veprimeve, në të mirë të forcimit dhe zbatimit të rregullave të ndihmës shtetërore, në kuptimin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për rimëkëmbjen ekonomike, si rezultat i pandemisë Covid 19 si dhe  bashkërendimi i aktiviteteve për përafrimin e legjislacionit të ndihmës shtetërore me Kornizën e Përkohshme për Ndihmë Shtetërore, që Komisioni Evropian ka aprovuar më 19 Mars 2020, ishin qëllimet e takimi që sot Komisioni i Ndihmës Shtetërore pati me Ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami.

Ishte dakordim i përbashkët që të gjitha institucionet në vend, të cilat potencialisht mund të jetë dhënës të ndihmës shtetërore, që kryesisht rrjedh nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, të rrisin bashkëpunimin me institucionet e ndihmës shtetërore dhe masat e tilla t’i njoftoj me kohë tek këto autoritete, për vlerësim dhe vendim.

KNSH dhe MF, u dakorduan që të shtyjnë përpara për miratim në Qeveri, pakon e nevojshme ligjore, që lejon fleksibilitet për të proceduar me skemat e ndihmës shtetërore, konform rrethanës se krijuar si pasoje e Covid-19, njëjtë sikur që është duke vepruar Komisioni Evropian për shtetet anëtare.