KNSH kërkon koordinim me të madh institucional për zbatimin e obligimeve që dalin nga MSA

Komisioni i Ndihmës Shtetërore këto ditë ka pasur takime me institucione të ndryshme shtetërore për sensibilizimin e tyre për respektimin e rregullave të aplikueshme të ndihmës shtetërore në vend, si një ndër parakushtet kryesore të Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit.

Në takim me Ministren e Ekonomisë, përfaqësuesit e KNSH dhe DNSH, diskutuan më Ministren Artane Rizvanolli, për thellimin e bashkëpunimit ndër institucione, që do të ishte në të mirë të zbatimit të obligimeve ligjore që i ka Kosova sa i përket ndihmës shtetërore. Në këtë takim u dakordua që të ecet tutje me harmonizimin dhe njëkohësisht zbatimit të rregullove të ndihmës shtetërore kur është fjala tek mbështetja buxhetore për ndërmarrjet publike në vend.

Ndërkohë, Komisioni ka qenë i ftuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, ku këta të fundit i ka informuar rreth hapave që kanë ndërmarr institucionet e ndihmës shtetërore në jetësimin e obligimeve që ka Kosova ndaj MSA-së.

Kryesuesja e Komisionit, Fortuna Haxhikadrija, i informoj deputet më veprimet e ndërmarra nga ana e KNSH për zbatimin e obligimeve që kanë institucionet e ndihmës shtetërore në raport me MSA. Haxhikadrija tha se që nga koha kur janë themeluar institucionet e ndihmës shtetërore, në mars të vitit 2019, Kosova ka bërë përparime të mëdha në fushën e ndihmës shtetërore, përparime që janë evidentuar edhe në Raportin për vendin të Komisionit Evropian.