Prishtinë, 13 Shtator – Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) ka mirëpritur të hënën z. Sigitas Cemnolonskis, këshilltar kryesor për kontrollin e ndihmës shtetërore, në kuadër të projektit të BE-së “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”.
Sigitas për herë të parë me prezencë fizike i është bashkuar ekipit të KNSH dhe Departamentit të Ndihmës Shtetërore në MFPT ndonëse për më shumë se një vit e gjysmë prej kur ka filluar pandemia këshillat e tij, dhe ekipit të këshilltarëve që udhëheqë ai, nga distanca kanë qenë qenësore në ndërtimin dhe mbarëvajtjen e shumë proceseve të ndërlidhura me kontrollin e ndihmës shtetërore në Republikën e Kosovës.