KNSH mirëpret aprovimin nga qeveria të rregullores SHIPE

Prishtinë, 08.09.21 – Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) i Republikës së Kosovës ka mirëpritur aprovimin nga Qeveria e Kosovës të Rregullores për Trajtimin e Kompensimit për Ofrimin e Shërbimeve të Interesit të Përgjithshëm Ekonomik (SHIPE).

Rregullorja definon kushtet dhe kriteret me të cilat ndihma shtetërore në formë të kompensimit për shërbimin publik nga ndërmarrjet, mund të konsiderohet e përshtatshme ose në përputhshmëri me rregullat dhe Ligjin e Ndihmës Shtetërore.

KNSH vlerëson aprovimin e kësaj rregullore dhe inkurajon në aprovimin dhe plotësimin sa më të shpejtë të kornizës ligjore në fushën e kontrollit të ndihmës shtetërore, edhe me aktet e tjera nën ligjore, ne funksion të zbatimit të Ligjit të Ndihmës Shtetërore 05/L-100.

Rregullorja do të jetë e qasshme edhe në faqen e KNSH, së bashku me udhëzuesin për zbatimin e saj.