Autoritetet e ndihmës shtetërore (Komisioni dhe Departamenti) kanë publikuar broshuren me titull “Shpjegime për Ndihmën De Minimis” në kuadër të kampanjës informuese në lidhje ndihmë shtetërore në vend.
Broshura para së gjithash shërben si instrument sqarues dhe informativ dhe i drejtohet zyrtarëve të administratës publike, sektorit privat (kompanive), dhe akterëve të tjerë, me qëllim të informimit sa më të mirë në një fushë relativisht të re në kontekstin kosovar. Broshura është realizuar si mbështetje nga projekti i BE “Mbështetje për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”.
Broshura i referohet Ndihmes De Minimis si ndihmë nga fondet publike për kompanitë bazuar në kriteret që përcakton rregullorja De Minimis me Nr.04/2020 (ActDetail.aspx (rks-gov.net). Ndihma mund të vijë në formë të financimit, por edhe të përfitimeve në forma të tjera si lehtësimet tatimore, subvencionet e normave të interesit, trajnimet e ofruara plotësisht ose tërësisht falas, si dhe disa shërbime të tjera të ofruara për grup të kufizuar të kompanive.
Ndihma De minimis është ndihmë me vlerë të vogël, të cilën dhënësit (Ministritë, Komunat, Agjencionet) mund ta japin me shumë maksimale deri në 200 000 Euro, në një periudhë 3 vjecare, për ndërmarrje (pavarësisht pronësisë së tyre), dhe duke qenë e tillë përjashtohet nga obligimi ligjor që të ipet me autorizim të Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Mjafton që ndihma e tillë të ipet bazuar në kriteret e përcaktura me rregulloren Nr. 04/2020 dhe e njëjta të raportohet në Departamentin e Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Financave Punës dhe Transfereve në baza vjetore.
Për më shumë informata rreth kësaj broshure ju lutem vizitojeni linkun: