Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) publikon fletushkën për ndihmën De Minimis

Prishtinë, 25.01.21

Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) publikon fletushkën për ndihmën De Minimis e cila përbanë spjegimet bazë në lidhje me këtë kategori të ndihmës të bazuar në rregulloren për ndihmën De Minimis e qasshme: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=27067.

Fletushka është një përmbledhje me spjegimet bazë të rregullores, kur duhet të përdoret ajo, procedurat para miratimit të ndihmës de minimis si dhe kontrolli i ndihmës de minimis. Para së gjithash, fletushka i drejtohet të gjitha institucioneve dhënëse të ndihmës shtetërore të kësaj kategorie (p.sh. ministrive, komunave etj) si dhe përfituesve të kësaj ndihme.

Kjo fletushkë publikohet në kuadër të aktiviteteve që KNSH zhvillon në përmbushje të objektivit të lidhur me avokimin dhe shtrirjen e informatave për organizatat me interes në lidhje me ndihmën shtetërore në Republikën e Kosovës.