Publikohen broshurat me konceptet bazë të ndihmës shtetërore në Kosovë

Me qellim të rritjes se transparencës, rritjes se vetëdijes institucionale rreth konceptit të ndihmës shtetërore në vend, Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka publikuar një seri të dokumenteve dhe broshurave që pasqyrojnë fushën e ndihmës shtetërore si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë praktik në vend.

Ndihma shtetërore si koncept është i ri në vendin tonë, ngjashëm siç janë të reja dhe duke u ndërtuar institucionet e ndihmës shtetërore në Republikën e Kosovës.

Me përkrahjen e projektit të Bashkimit Evropian për përkrahje Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit të Ndihmës Shtetërore, autoritetet e ndihmës shtetërore, kanë publikuar 9 seri të broshurave, të cilat pasqyrojnë të përmbledhur aspektet rregullative të ndihmës shtetërore në vend.

Duke u nisur nga e para, Ndihma shtetërore e shpjeguar, deri tek e fundin, shpjegime për ndihmën de minimis dhe pyetje me të shpeshta për këtë lloj të ndihmës, KNSH ka synuar që të shpjegoj konceptin bazë të ndihmës shtetërore, legjislacionin që e rregullon dhe obligimet që i ka Kosova ndaj Bashkimit Evropian me nënshkrimin e MSA.

Për me shumë rreth këtyre broshurave dhe informatave të tjera që kanë të bëjnë më ndihmën shtetërore ju ftojmë të vizitoni faqen e Komisionit https://knsh-rks.net/publikimet/broshurat/