Sekretariati i KE-së përkrahë institucionet, në angazhimin e tyre për të zbatuar rregullat e ndihmës shtetërore

Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) dhe Sekretariat i Komunitetit për Energji (SKE) me seli në Vjenë, u dakorduan të enjten për forcimin e bashkëpunimit ndër institucional në funksion të vënies në zbatim të rregullave të  ndihmës shtetërore me fokus në sektorin e energjisë.

Ky dakordim u arrit gjatë një takimi virtual të zhvilluar sot ku pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit e Departamentit të Ndihmës Shtetërore, të cilët nga ana e tyre, shkëmbyen përvoja me rëndësi gjatë trajtimit të rasteve të ndihmës shtetërore të lidhura me sektorin e energjisë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë dha shumë mundësi përfitimi nga ekspretiza e tyre drejtuar institucioneve të ndihmës shtetërore në Republikën e Kosovës, subjekt i dakordimit në javët në vijim.

Komisioni i Ndihmës Shtetërore nga ana e tij shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndarje të eksperiencave, në kuptimin e promovimit të rregullave të ndihmës shtetërore, jo vetëm në sektorin e energjisë por edhe në sektor tjerë, që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ishte konstatim i përbashkët që çështja e tregut të energjisë është një çështje që kërkon energji dhe kohë, dhe në këtë drejtim palët u dakorduan që të punojnë ngushtë në forcimin të rregullave të ndihmës shtetërore në këtë sektor.

Kosova, u tha nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, me gjitha kapacitetet e saja në krijim, së bashku me Departamentin e Ndihmë s Shtetë rore, janë të zotuara për të trajtuar cdo rast që bie në fushëveprimin e ndihmës shtetërore konform rregullave ne fuqi.