Komisioni i Ndihmës Shtetërore është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me Ligjin nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore. Komisioni është organi me lartë i pavarur vendimmarrës për ndihmë shtetërore në Republikën e Kosovës

MISIONI

Misioni i Komisionit të Ndihmës Shtetërore është të sigurojë që ndihma shtetërore e ndaluar, me ligjin për Ndihmën Shtetërore, përveç në rastet kur justifikohet me arsyet e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, të respektohet dhe se përjashtimet të zbatohen në mënyrë të barabartë në tërë territorin e Republikës Kosovës.

PËRGJEGJËSITË

KNSH është përgjegjëse të sigurojë që ndihma shtetërore në vend, të jetë konform rregullave të ndihmës shtetërore të Bashkimit Evropian, dhe ta përafrojë atë si pjesë e zotimeve që Republika e Kosovës ka marrë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.