U mbajt punëtoria për adoptimin e dispozitave të Ligjit të BE-së, për ndihmën shtetërore në legjislacionin kombëtar

Komisioni i Ndihmës Shtetërore bashkë me projektin e Bashkimit Evropian për përkrahje Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit të Ndihmës Shtetërore, ka mbajtur punëtorin për adoptimin e dispozitave të Ligjit të BE, për  ndihmën shtetërore në legjislacionin kombëtar.

Pjesë e kësaj punëtorie ishin akter të ndryshëm nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nga Departamenti i Ndihmës Shtetërore si dhe nga projekti i BE për përkrahje të Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

Fokusi i tryezës, u përqendrua në dy aspekte të përafrimit të ligjit me standardet e BE në lidhje me rregullimin e ndihmës shtetërore, në atë se cilat janë  kërkesat në lidhje me përafrimin e ndihmës shtetërore dhe cili është fushëveprimi i këtyre të fundit; dhe cilat janë rregullat që duhen përafruar në fushën e ndihmës shtetërore.

Rreth nevojës se përafrimit të legjislacionit kombëtar me standardet e BE, folën ekspert të projektit të Bashkimit Evropian për përkrahjen e Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit të Ndihmës Shtetërore, Eugen Stuart, udhëheqës i ekipit të projektit, Sigitas Cemnolonskis, ekspert, Justina Paulauskaite, eksperte dhe Pavel Jacunskij, po ashtu ekspert i angazhuar në projekt, që është në përkrahje të Komisionit të Ndihmës Shtetërore dhe Departamentit të Ndihmës Shtetërore.

Në tryeze u tha se në mungesë të legjislacionit dytësor të Kosovës për të shtjelluar Ligjin për Ndihmën Shtetërore, rastet e ndihmës shtetërore po vlerësohen nga DNSH dhe po vendosen nga KNSH-ja në bazë të legjislacionit  mbizotërues të Bashkimit Evropian, duke iu referuar Nenit 75 (2) të MSA dhe zbatueshmeria e drejtpërdrejt e rregullave të ratifikuara të traktatit, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në lidhje më këtë, u tha se institucionet e ndihmës shtetërore në vend, me përkrahjen e projektit të BE-së, ka punuar në avancimin e pakos ligjore që do të përfaqësonte një përafrim të plotë me rregullat e BE dhe kërkesat e MSA. Pakoje e re ligjore përfshin, hartimin e ligjit të ri për ndihmën shtetërore, hartimin e rregullores për trajtimin e kompensimit për furnizimin e shërbimeve me interes të përgjithshëm ekonomik, hartimin e një rregulloreje për trajtimin e ndihmës shtetërore horizontale, hartimin e rregullores për ndihmën shtetërore sektoriale dhe ndihmën shtetërore në formën e instrumenteve të caktuara, siç janë garancitë dhe përfitimet tatimore, si dhe hartimin e rregullores për masat e ndihmës shtetërore lidhur me Covid 19.

Nga ana e tyre përfaqësues të Zyrës se Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, shprehen gatishmërinë e tyre për të punuar ngushtë në trajtimin e fushës së ndihmës shtetërore, konform kërkesave dhe obligimeve që rrjedhin nga MSA.

Përfundim i përbashkët ishte se takime të tilla, të organizohen edhe në ditët në vijim, në mënyrë që energjia pozitive për ti quar proceset përpara të kanalizohet me veprime konkret.