U mbajt punëtoria për “Rregullat kombëtare dhe të BE të Ndihmës Shtetërore në kontekstin e Rimëkëmbjes Ekonomike”

Prishtinë, 18 dhjetor 2020

Komisioni i Ndihmës Shtetërore me mbështetje të EU Support to the Kosovo Competition Authority and State Aid Commission, të premten ka mbajtur për punëtorin online “Rregullat kombëtare dhe të BE të Ndihmës Shtetërore në kontekstin e Rimëkëmbjes Ekonomike”. Pjesë e kësaj punëtorie ishin përfaqësues të shoqërisë civile, medies, të odave dhe shoqatave të biznesit.  Punëtoria u koncentrua në një debat interaktiv për ceshtjet që kanë të bëjnë më obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asoocimit, të nënshkruar në mes të BE dhe Kosovës, rreth ndihmës shtetërore dhe statusit aktual të tyre. Është disktuar dhe janë prezantuar rregullat e Bashkimit Evropian për ndihmën shtetërore, në kontekstin e Covid – 19;  rregullat kombëtare të ndihmës shtetërore në Kosovë si dhe pako e rimëkëmbjes ekonomike.