U prezantua hulumtimi i rishikimit të legjislacionit tatimor të Kosovës dhe buxhetet e fundit kombëtare në kontekstin e inventarit të ndihmës shtetërore të Kosovës

Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) ishte pjesë e punëtorisë: “ Hulumtimi i rishikimit të legjislacionit tatimor të Kosovës dhe buxhetet e fundit kombëtare në kontekstin e inventarit të ndihmës shtetërore të Kosovës” që është organizuar nga projekti “ Mbështetja e BE për Autoritetin e Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore ( EU Support to the Kosovo Competition Authority and State Aid Commission ), në bashkëpunim me Komisionin e Ndihmës Shtetërore dhe Departamentin e Ndihmës Shtetërore.

Kryetarja e Komisionit të Ndihmës Shtetërore, Znj. Fortuna Haxhikadrija, falënderoi Projektin për organizimin e këtij prezantimi të rëndësishëm. Haxhikadrija tha se një punëtori e tillë do t’u japë autoriteteve të ndihmës Shtetërore më shumë informacion dhe të dhëna të rëndësishme rreth asaj se çfarë përmban buxheti për vitet e fundit fiskale në lidhje me subvencionet, transferet, e kështu me radhë.

Në fjalën e tij të hapjes, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit Dr Eugene Stuart tha se kjo punëtori është pjesë e një ushtrimi të bashkërenduar për të lehtësuar përfundimin e inventarit të ndihmës shtetërore, të kërkuar nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë. “ Punëtoria është përqendruar në skemat e ndihmës shtetërore të cilat kanë ndodhur shkurtit të vitit 2017 dhe të cilat vazhdojnë ende në Kosovë”, tha dr. Stuart.

Prezantimi i mbajtur përmes platformës Zoom nga këshilltari i projektit Qerkin Berisha adresoi rishikimin e legjislacionit tatimor të Kosovës dhe buxhetet e fundit kombëtar në kontekstin e inventarit të ndihmës shtetërore të vendit.

Në javët e ardhshme, dy ngjarje të tjera janë planifikuar për të çuar përpara punën në Inventarin e Ndihmës Shtetërore të Kosovës.