Prishtinë, 20 shtator – Ne në Komisionin e Ndihmës Shtetërore ashtu sikurse edhe në Departamentin e Ndihmës Shtetërore, sot përfunduam xhirimet e pamjeve nga takime të rregullta, për t’u inkorporuar në serinë e videove, që i kemi në përgatitje, në kuadër të mësimit virtual për konceptet bazë të ndihmës shtetërore si dhe ndihmën de minimis.
Nga këto video do të përfitojnë zyrtarët e administratës së Republikës së Kosovës, të nivelit local dhe qendror – pjesëmarrës në përgatitjen e masave të ndihmës shtetërore – si dhe përfituesit e tyre p.sh ndërmarrjet publike, ato private etj.
Në kushte normale ky mësim dhe trajnim do të mbahej me prezencë fizike, por rrethanat aktuale kanë imponuar qasje dhe zgjidhje të reja që në këtë rast janë seria e video trajnimeve apo mësimit virtual që do të jetë në dispozicionin tuaj së shpejti.
Përgatitja dhe realizimi i këtyre video është bërë e mundur nga Komisioni Evropian në kuadër të mbështetjes së tyre për Komisionin dhe Departamentin e Ndihmës Shtetërore si dhe Autoritetin e Konkurrencës!